×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Kryeministri Kurti “kampion” i luksit, shteti po shpenzon më shumë në udhëtime zyrtare, derivate dhe telefon

    Fatlum Berisha
    16 Gusht 2023

    Zyrtarët shtetërorë po e rrisin luksin nga viti në vit nën udhëheqjen e Albin Kurtit, ndonëse ky i fundit e kishte premtuar të kundërtën sa ishte në opozitë.

    Institucionet e shtetit harxhuan vetëm në gjashtë muajt e parë të 2023-ës më shumë në periudhën e njejtë e vitit 2022 për udhëtimet që realizuan, mbushjet e telefonit e internetit si dhe derivatet që dogjën, raporton Instituti për Hulumtime Front.

    19.4 milionë euro u shpenzuan nga institucionet e Kosovës nga janari e deri në qershor të 2023-ës, kurse 17.3 milionë euro në periudhën e njejtë të 2022-shit, sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Financave.

    Albin Kurti sa ishte në opozitë kishte “gozhduar” me kritika për luksin e tepruar kundërshtarët e tij politikë që qeverisnin me vendin.

    Nga 19.4 milionë euro sa u shpenzuan deri tash në 2023-ën, 12.6 milionë shkuan për derivate, 4.6 për udhëtime dhe 2.2 sosh për mbushje telefoni dhe interneti, raporton Instituti për Hulumtime Front.

    Kurse 17.3 milionëshi i vitit të shkuar është i shpërndarë kësisoj: mbi 12 milionë euro për karburante, mbi 2 milionë për telefona dhe internet dhe 3.2 milionë euro për udhëtime.

    Rritja e shpenzimeve për karburante

    Shteti ka shpenzuar 8.4 milionë euro për derivate më 2021.

    Shuma shkoi në 12 milionë më 2022, raporton Instituti për Hulumtime Front.

    Kurse vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023, për djegien e karburanteve, u harxhuan 12.6.

    Vlera pritet të rritet akoma në gjysmën e dytë të mbetur të vitit.

    Luksi në qiell

    Rritje evidentohet edhe tek kategoria për udhëtime.

    Zyrtarët shtetërorë kanë harxhuar për gjashtë muaj të 2023-ës pos 80 mijë euro më pak sesa që harxhuan nga janari e deri në qershor në dy vitet paraprake, 2021 dhe 2022, raporton Instituti për Hulumtime Front.

     

    Harxhimet telefonike shtetërore

    Tek kategoria e harxhimeve për telefona e internet ka një luhatshmëri.

    Përderisa në vitin 2021, janar – qershor,  ishin shpenzuar 2.3 milionë euro, shifra ra në 2 milionë më 2022.

    Shpenzime u rriten prapë më 2023, duke shkuar në 2.6 milionë, për gjashtë muajt e parë të vitit.

    Ekonomistët: U rrit luksi, por jo edhe investimet kapitale

    Të kota i kanë quajtur ekonomistët shpenzimet e larta shtetërore për udhëtimet, karaburantet e shërbimet e telefonisë.

    Njohësi i ekonomisë, Erzen Hyseni e shpjegoi arsyen.

    “E dimë që shpenzimet kapitale kanë qenë mjaf të ulëta. Investimet kapitale ndikojnë në rritjen ekonomike kurse rritja e shpenzimeve të luksit është e kotë. Pra janë shpenzime koti”, theksoi Hyseni për Institutin për Hulumtime Front.

    Kurse, ish-Ministri i Financave, Haki Shatri tha se rritja e shpenzimeve të luksit po ndodh në kohë kur pagat s`janë rritur.

    “Kategoria e pagave është rrit shumë më pak. Qeveria po bie në kundërshtim me premtimet e veta zgjedhore”, potencoi Shatri.

    Instituti për Hulumtime Front edhe më herët ka raportuar për shpenzimet e zyrtarëve shtetërorë.

    Shteti harxhon më shumë miliona në luks me Kurtin kryeministër, më pak u harxhuan me Hotin dhe Haradinajn (DOKUMENTE)

     

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën...
    Lajme02 Tetor 2023
    Rreth 4 milionë euro pritet të harxhojnë prindërit kosovarë për t`i dërguar maturantët për shëtitje joobligative në Shqipëri. Me një përllogaritje të...
    Lajme02 Tetor 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët. Era do të fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Një shpërthim masiv ka tronditur sonte një zonë të Britanisë së Madhe, me video që tregon se ai ndriçon qiejt këtë mbrëmje,...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, e ka kritikuar paraqitjen e sontme televizive të presidentit serb, Aleksandar...
    Lajme02 Tetor 2023
    "Vuçiqit do t’i dobësohet pushteti në Serbi", kështu u shpreh në një intervistë për Front Online, Belgzim Kamberi nga Institutin për Politika...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.