×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lukashenko urdhëron Policinë të ndalohen trazirat nëpër rrugët e Minskut

    FrontOnline
    19 Gusht 2020
    Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Brendshme të ndalojë trazirat në vend, veçanërisht në kryeqytetin Minsk.

    “Nuk duhet të ketë më trazira në Minsk. Njerëzit janë të lodhur. Njerëzit kërkojnë paqe dhe qetësi”, tha Lukashenko të mërkurën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BelTA, transmeton TCH.

    Ai gjithashtu urdhëroi autoritetet kufitare të rrisin sigurinë në zonën kufitare për të parandaluar hyrjen e “luftëtarëve dhe armëve”. Lukashenko, gjithashtu ka thënë se një grup i punonjësve të mediave shtetërore që hynë në grevë si pjesë e protestave, nuk do të lejohen të kthehen në punët e tyre, raporton Reuters.

    Vala e zemërimit në Bjellorusi është rritur prej kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presidenti Alyaksandr Lukashenka, që është në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya me 10.12 për qind. Opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara. ”Diktator ik”, thuhet në pankartat që protestuesit në Bjellorusi mbajnë në duar.

    Ministrat e Jashtëm të BE-së janë pajtuar javën e kaluar për të vendosur sanksione ndaj zyrtarëve bjellorusë, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për “dhunën, shtypjen dhe falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve”. Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya u bëri thirrje liderëve evropianë të “mbështesin zgjimin” e vendit të saj dhe të respektojnë zgjedhjen e popullit bjellorus. Tsikhanouskaya e bëri thirrjen përmes një adresimi me video drejtuar Këshillit Evropian.”Unë ju bëj thirrje që të mos i njihni këto zgjedhje mashtruese. Lukashenka ka humbur të gjithë legjitimitetin në sytë e kombit tonë dhe botës”, tha ajo, raporton Reutersi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.