Një terapi muzikore specifike mund të zvogëlojë gumëzhimat në vesh dhe përmirësojë cilësinë e jetës. Një studim i kryer mes disa pacientëve të cilët vuanin nga ky shqetësim shëndetësor tregoi se muzika ndihmonte në lehtësimin e gumëzhimave duke filtruar paraprakisht frekuenca të caktuara që dëmtojnë veshin. Rezultati i testeve ishte se zhurmat në vesh u bënë më të qeta dhe më të ulëta me kalimin e kohës. Arsyeja për këtë mund të jetë një stimulim më i ulët i nervave të dëgjimit, të cilët mbrohen nga kjo terapi./FrontOnline/