×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Luftë me shufra metalikë dhe shkopinj në një rrugë të Anglisë – kalimtarët përpiqen t’i ndajnë, por pa sukses

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Ky është momenti tronditës kur një përleshje masive shpërtheu në mes të rrugës, ndërsa një grup sulmuesish fillojnë të përplasen me njëri-tjetrin me shkopinj dhe shufra metalike.

    Sipas mediave të huaja, videoja e kapur nga dëshmitarët tregojnë më shumë se një duzinë njerëzish që luftonin në një rrugë banimi në Walsall, West Midlands, në Angli, rreth orës 6.30 pasdite më 10 qershor.

    Ndërkohë, një burrë i plagosur shtrihet në mes të rrugës duke u ndihmuar nga anëtarët e publikut, pasi disa banditë bllokojnë rrugën rrugën me shkopinj në dorë.

    Në anën tjetër, një numër njerëzish janë parë duke provuar të tërheqin njerëzit larg turmës për të provuar dhe qetësuar situatën.

    Si pasojë, një burrë u godit në kokë me një shkop kriketi nga pas dhe një grua mbeti me gjak poshtë fytyrës së saj pas sulmit – të cilin policia po e trajton si një ‘incident të synuar’.

    Një burrë tjetër është parë gjithashtu duke ulëritur nëpër rrugë tek një grup tjetër njerëzish.

    Policia e West Midlands tha: “Një grup i madh njerëzish po luftonin në rrugë të armatosur me shkop dhe armë”.

    “Pas mbërritjes, katër persona u zbuluan se kishin pësuar lëndime në kokë. Dy prej tyre mbeten në spital por gjendja e tyre nuk besohet se janë të rrezikshme për jetën”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.