×
  • Lajme
  • Lajme

    LSHK e quan të papranueshme propozim-aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës kanë pritur me indinjatë aktakuzën e pakonfirmuar të prokurorit të Gjykatës Speciale ndaj dy personaliteteve kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë të tjerëve për kinse krime lufte.

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës gjykon këtë akt të papranueshëm, aktakuzën e pashpallur e të publikuar dhe akuzimin e atyre që për lirinë e Kosovës vepruan deri në sakrificë, pa kursyer as jetën e vet.

    “Kjo gjykatë, që në fillimet e saj u gjykua nga shumëkush, nisi nga kreu i UÇK-së, nga ata që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, emra që kanë mbrojtur popullatën nga krimi duke iu kundërvu atij, sepse forcat serbe pa dyshim nuk kanë kursyer asnjë moshë për të treguar barbarinë e tyre. Shkrimtarët jetojnë me heroizmat, me lavdinë, krenarinë dhe me sakrificat e jashtëzakonshme që kanë bërë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj gjithmonë kanë qenë me ta e do të jenë sa të ketë jetë”, thuhet në komunikatë.

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës thotë se nuk ka ndodhur askund në botë që të akuzohen çlirimtarët e të mos fajësohen agresorët e shtypësit, ata që kanë bërë krime makabre, që kanë marrë dhe kufomat e i kanë hedhur në ujërat e gropat serbe për të humbur gjurmët e krimeve.

    “Prandaj, nuk qe e rastit që të bashkërenditen veprimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të NATO-s, të botës demokratike që po gjykonte e po dënonte dhunuesit e lirisë, ata që po bënin gjenocid mbi shqiptarët. UÇK-ja ishte masive, një vendosmëri e paparë e shqiptarëve, një heroizëm që nga luftërat e Skënderbeut deri në luftën e lavdishme për liri të luftëtarëve sypatrembur, që pas një shekulli pushtimi të arrijnë të dalin nga prangat serbe me shumë sakrifica”, përfundon komunikata.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.