×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Thaçi do të vendos vet nëse do të jap dorëheqje

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur rreth asaj se a duhet të jap dorëheqje presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nëse i konfirmohet aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Specializuar e Hagës.

    Lladrovci i cili vjen nga radhët e PDK-së në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka deklaurar se për këtë duhet të vendos vet presidenti dhe se ai e mbështet çdo vendim të tij.

    “Dua të bëjë të ditur se Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, i kam miq, i kam shokë prej kohësh së ilegalitetit prej viteve të studimeve kemi vepruar, punuar dhe kemi organizuar e kemi themeluar UÇK-në bashkë me shumë shokë dhe miq”.

    “A do të mbetet presidenti në postin e tij nëse ka aktakuzë të konfirmuar do të vendos ai vet, nuk e di a duhet të vazhdojë të jetë president. Nuk e besoj që presidenti në qoftë se i ngritet aktakuzë edhe sipas deklaratave të tij, nuk do të vazhdojë të jetë president, do të jap të dorëheqje”.

    “Ndërsa kryetari i PDK-së, nuk e besoj se duhet të jap dorëheqje nga pozita e tij besoj se kjo nuk e pengon në rast se konfirmohet aktakuza”.

    Lladrovci theksoi se PDK nuk duhet të futet në koalicion për bashkëqeverisje me LDK-në, AAK-në dhe Nismën.

    “Unë sa i përket asaj se a duhet PDK të futet në qeverisje jam deklaruar edhe para disa dite. Unë jam kundra përfshirjes, dikush mundet të më marrë për inat sepse ndoshta synon të bëhet ministër dhe zëvendësministër por jam kundër me hy PDK në bashkëqeverisjen të qeverisë së tashme”.

    “Unë jam që të mbështetet dhe të përkrahet kjo qeveri në çdo vendim të rëndësishëm për Kosovën, kam bërë thirrje me i mbështet proceset shumë herë dhe do të jem prap”.

    ”Por PDK duke u futur në qeverisje ne do të zvogëlohemi si parti sepse reagimet e njerëzve të qenurit gjatë në pushtet i bënë njerëzit me u mërzit prej teje”.

    “PDK është në opozitë dhe mund ta mbështet qeverinë në të gjitha proceset. Unë jam kundër përfshirjes së PDK-së në qeveri, duhet të jetë në opozitë. Sepse LVV nuk është ndonjë farë opozite”, ka thënë Lladrovci.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.