×
  • Sport
  • Sport

    lKrerët e FFK-së arrijnë në Budapest, takohen me Thierry Favre

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Delegacioni i FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi, anëtarin e KE-s, Mirsad Çollaku dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë arritur në Budapest, ku po qëndrojnë me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin dhe do të ndjekin nga afër ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet Bayernit dhe Sevillas, që zhvillohet të enjten në orën 21:00, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

    Me të arritur në Budapest krerët e FFK-së janë takuar me zëvendësdrejtorin e asociacioneve kombëtare dhe njëherësh drejtuesin e programit ‘HatTrick’, Thierry Favre, e ku ishte i pranishëm edhe menaxheri i programit ‘HatTrick’, Denis Bastari.

    Në këtë takim u bisedua për gjendjen dhe ecurinë e projekteve të FFK-së në kuadër të këtij programi, me ç’rast zyrtarët e UEFA-s u shprehën të kënaqur me punën e bërë sidomos në përmirësimin e infrastrukturës.

    Po ashtu, ata u shprehën të lumtur që tashmë edhe në Kosovë ka filluar të rrokulliset topi në fushën e gjelbër dhe përgëzuan drejtuesit e FFK-së për menaxhimin të mirë të situatës së pandemisë. Krerët e FFK-së do të marrin pjesë edhe në takimin që UEFA do ta mbajë me 55 federatat anëtare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.