×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe në Qeveri, por jashtë Kuvendit të Kosovës

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Ministrat nga radhët e Listës Serbe po marrin pjesë aktivisht në punën e Qeverisë së Kosovës, por deputetët e këtij subjekti të koalicionit qeveritar, nuk po marrin pjesë rregullisht në punimet e kuvendit, e kjo e pamundëson kuorumin për kalimin e projektligjeve. Kjo ka ndodhur edhe në rastin e Ligjit për rimëkëmbje, i cili disa herë dështoi të miratohet në muajt e fundit.

    “Lista Serbe është pjesë e koalicionit qeverisës dhe është duke kontribuar në punën e Qeverisë së Kosovës”, tha Antigona Baxhaku, këshilltare politike e kryeministrit, Avdullah Hoti.

    Qeveria aktuale ka një shumicë të brishtë në kuvend, prej 61 deputetësh, duke përfshirë dhjetë deputetët e Listës Serbe.

    Radio Evropa e Lirë ka tentuar të bisedojë me përfaqësues të Listës Serbe për të kuptuar kërkesat e tyre dhe arsyen e bllokadës së shkaktuar në kuvend, por Igor Simiq dhe Slavko Simiq kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet e parashtruara për këtë temë.

    Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, kishte thënë katër javë më parë për mediat në Prishtinë se ky subjekt kërkon që të trajtohet si partner serioz qeveritar, duke shtuar se “nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit”. Ai nuk e kishte specifikuar për cilën pikë të marrëveshjes bëhet fjalë. Ai po ashtu kishte shtuar se “për shkak të qëndrimeve ndaj Listës Serbe, jemi duke menduar seriozisht largimin nga qeveria”.

    Në Qeverinë e Kosovës nuk zbulojnë kërkesat konkrete të Listës Serbe.

    “Kryeministri ka takime të rregullta me të gjithë partnerët e koalicionit, sidomos me ministrat dhe zëvendëskryeministrat. Jemi të vetëdijshëm se ka ankesa nga Lista Serbe. Këto kërkesa janë duke u shqyrtuar dhe besojmë që shumë shpejtë do të arrijmë pajtueshmëri “, shtoi Baxhaku.

    Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë qenë më të zëshmit në kritikat e tyre për rolin e Listës Serbe. Deputetja e kësaj partie që është pjesë e koalicionit qeverisës, Time Kadrijaj, kishte ftuar Listën Serbe që nëse i ka votat, ta “rrëzojë qeverinë”.

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në seancën plenare të 4 dhjetorit, ka thënë se “kanë pasur pengesa nga Lista Serbe” dhe ka falënderuar Partinë Demokratike të Kosovës, që është në opozitë, për mbështetjen që i dha Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

    Kërkohet transparencë nga qeveria

    Albert Krasniqi nga ‘Demokraci Plus’, konsideron se Lista Serbe po e kushtëzon qeverinë, pasi kjo e fundit varet nga votat e tyre.

    “Kjo po bëhet edhe duke shfrytëzuar mungesën e shumicës parlamentare ose atëherë kur votat e Listës Serbe janë të domosdoshme, për të kaluar çfarëdo iniciative ligjore në kuvend. Ata kërkojnë favore shtesë, në mënyrë që të votojnë për ato projektligje, qoftë edhe favore individuale të ministrave veç e veç apo edhe për vet Qeverinë e Serbisë”, tha Krasniqi.

    Krasniqi nuk beson që Lista Serbe të ketë telashe me ndonjërin nga partnerët specifikë të koalicionit qeverisës, pasi sipas tij, kushtëzimet kanë të bëjnë me interesa më të larta.

    “Ata zakonisht bëjnë deklarime të tjera, për t’i fshehur kërkesa e tyre reale. Kështu që do të ishte mirë që edhe Lista Serbe të ishte e sinqertë në këtë drejtim, t’i tregojë arsyet reale në publik, apo që edhe vet kryeministri Hoti të tregojë se çfarë kushtesh dhe cilat janë ato kushtet të cilat Lista Serbe po i kërkon prej qeverisë, në mënyrë që të jetë pjesë aktive e mazhorancës”, tha Krasniqi.

    Deputetët e Listës Serbe nuk po marrin pjesë në punimet e kuvendit edhe pse zyrtarisht nuk kanë shpallur bojkot të punës së organit legjislativ.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.