×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga detyra Izedin Bytyqi, inicohet procedurë e shkeljes së rëndë disiplinore

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është liruar nga kjo detyrë dhe ndaj tij është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore. Kështu kanë njoftuar MI nëpërmjet një komunikate për media.

    “Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin publik se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore”, thuhet në komunikatë.

    Tutje në komunikatë thuhet se “Bytyqi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

    Ministri Abrashi shpreh vendosmërinë për hapje rrugë të funksionimit të drejtësisë në MI dhe ndalim të tentimit për të manipuluar me dokumentet e lëshuara nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Mbi këtë bazë, Bytyqi është liruar nga detyra të hënën (01.03.2021).

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Megjithëse Asambleja Parlamentare i tha “PO” anëtarësimit të Kosovës në KiE, dje një lajm jo fort i mirë erdhi nga Këshilli i...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 203-të, gjatë së cilës ka shqyrtuar dhe miratuar një sërë rregulloresh dhe projektligjesh...
    Lajme08 Maj 2024
    Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit Gabriel Esobar, i cili në cilësinë e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, ka qenë i involvuar në...
    Të tjera
    Sport08 Maj 2024
    Të enjten do të zhvillohen të gjitha pesë ndeshjet e javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në program do...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ekrem Rexhën-Komandant Drini, në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta. Haradinaj...
    Lajme08 Maj 2024
    Deputetja e PDK-së, Arian Musiliu – Shoshi, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se nuk “besojnë” në Kosovë si shtet, fuqiplotë...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Inteligjenca Artificiale, e ka krijuar imazhe se si pritet të duket familja mbretërore e ardhshme në 30 vjet. Gazetarët francezë në Paris...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potencialisht do të përbënte një rrezik të madh, duke shtuar se Moska...
    Lajme08 Maj 2024
    Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.