×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Linja e gazit Shqipëri-Kosovë kushton 211 milionë euro

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, e cila funksionin në kuadër të Procesit të Berlinit njoftoi përfundimin e studimit për një linjë të transmetimit të gazit nga Shqipëria në Kosovë, për t’u shtrirë më tej në Serbi.

    Me përfundimin e gazsjellësit TAP, nëse Shqipëria i shfrytëzon mirë mundësitë, ka gjasa të shndërrohet në distributorin kryesor të gazit në Rajonin e Ballkanit, i cili aktualisht nuk bën pjesë në linjat europianë të transmetimit.

    Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, e cila funksionin në kuadër të procesit të Berlinit njoftoi përfundimin e studimit për një linjë të transmetimit të gazit nga Shqipëria në Kosovë, për tu shtrirë më tej në Serbi.

    Studimi paraprak ka treguar se përfundimi i projektit do të kushtojë 211 milionë euro. Gjysma e shumës do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

    Linja Shqipëri-Kosovë synon të krijojë një rrugë të re furnizimi me gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe rajoni Kaspik i transportuar nga Tubacioni Trans Adriatik për në veri-lindje të zonës së Ballkanit Perëndimor drejt Serbisë.

    Kjo linjë është planifikuar të lidhet sistemin ekzistues dhe të planifikuar të transmetimit të gazit në Shqipëri me sistemin e ardhshëm të transmetimit të gazit në Kosovë, si dhe me linjat e degës lindore të Unazës së Gazit të Komunitetit të Energjisë.

    Korniza e investimeve të Ballkanit siguroi një grant prej 300,000 euro për studimin e para-fisibilitetit për projektin, i cili tashmë ka përfunduar.

    Nëse ndërtohet, projekti do të mundësojë gazifikimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu do të sigurojë një furnizim me kosto të ulët dhe ndikim të ulët në mjedis në raport me drutë e zjarrit, qymyrin dhe vajrat e naftës.

    Pas vlerësimit të tregut të mundshëm të gazit në Kosovë dhe Shqipëri, u morën në konsideratë opsione të ndryshme të shtrirjes, duke përfshirë shtrirjen e rrjetit edhe ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje.

    Zhvillimet e fundit në tregun e gazit në Evropë dhe ndërtimi i Gazsjellësit TAP si korridor për furnizimin me gaz nga Deti Kaspik në Evropë kanë krijuar kushtet për futjen e gazit natyror në tregjet e energjisë të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Për më tepër, Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) synon të krijojë një rrugë të re furnizimi për gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe Deti Kaspik në veri, përgjatë bregdetit Adriatik. Ndërsa linja Shqipëri-Kosovë (ALKOGAP) do të ndërlidhet me këto dy tubacione të planifikuara të transmetimit të gazit që do t’i shërbejnë Shqipërisë./ Monitor

    Image

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.