Ka pasur më shumë se 50,000 lindje në shtëpi në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2021, një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë dhe niveli më i lartë që nga viti 1990.
Sipas një raporti të publikuar të enjten nga Qendra Kombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo pason një rritje prej 22% të lindjeve në shtëpi midis vitit 2019 dhe atij 2020, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndër 30 shtetet që raportuan më shumë lindje në shtëpi, Virxhinia Perëndimore pati rritjen më të lartë. Por, pavarësisht rritjes së numrit, lindjet në shtëpi mbeten ende të rralla, duke përbërë 1.26% të të gjitha lindjeve në SHBA.
Lindja e planifikuar në shtëpi në Shtetet e Bashkuara është e shoqëruar me një rritje absolute të rrezikut prej rreth 1 deri në 2 vdekje në fetus ose të porsalindur për 1000 lindje të gjalla, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë. /Klankosova.tv