
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka rikofirmuar qëndrimin e kësaj partie për krijimin e një qeverie të re pa pasur nevojë që vendi të shkoje në zgjedhje, raporton “Front Online”.
Sipas tij qëndrimi nuk ka ndryshuar dhe është i njëjtë ashtu sikurse ishte në ditën e rënies së qeverisë Kurti”.
“Në dritën e zhvillimeve pas mocionit të mosbesimit të qeverisë, dhe poastaj aktiviteteve të më pastajshme për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur, siç është parë në Kuvend por edhe sot, janë bashkuar rreth një mocioni për mosbesim dhe vullnet edhe atë ditë edhe sot është për të krijuar një qeveri të re. Ne si parti kërkojmë që të respektohet Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë Limaj, gjatë takimit të thirrur nga presidenti Thaçi.
E gjithë kjo situatë sipas Limajt nuk duhet të shikohet në kontekstin negativ.
“Ne si parti jemi të gatshëm për të krijuar një shumicë të re për të drejtuar vendin drejt një situate të re. Të gjithë këtë situatë duhet ta shohin në kontekstin pozitiv”, ka thënë Limaj. /Front Online