×
  • Lajme
  • Lajme

    Likaj: Protesta studentore e 1 Tetorit i dha drejtim historisë së lirisë

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka kujtuar 23 vjetorin e protestave studentore me 1 Tetor 1997.

    Likaj derisa ka kujtuar ngjarjen e protestës së Lëvizjes Studentore, thekson se kjo i ka dhënë drejtim edhe historisë së lirisë së vendit.

    “Thirrja e Lëvizjes Studentore për protestë më 1 Tetor 1997, mbushi rrugët e kryeqytetit në atë kohë, për të kundërshtuar dëbimin e studentëve dhe mësimdhënësve nga Universiteti i Prishtinës, për të kundërshtuar regjimin që po e vështirësonte përditë e më shumë frymëmarrjen e Kosovës. Si çdoherë, studentët, në krye me rektorin e atëhershëm të UP-së, Prof.Dr. Ejup Statovci dhe mësimdhënësit e administratën e Universitetit, ishin ata që, kësaj radhe do t’i prinin jo vetëm protestës së asaj dite, por do ta nisnin Kosovën në rrugëtimin e sigurt drejt lirisë”, shkruan Likaj.

    Tutje ai ka shkruar se “Sot kemi një mision po kaq të rëndësishëm para vetes. Sot, studentët dhe mësimdhënësit universitarë duhet t’ia lënë historisë një tregim tjetër të suksesit, atë të përpjekjeve maksimale për t’i siguruar Kosovës të ardhme të ndritur”.

    Postimi i plotë i ministrit Likaj:

    Të dashur studentë e mësimdhënës,

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Po shënojmë sot 23 vjetorin e protestave studentore të 1 Tetorit, kësaj ngjarje të veçantë, që i dha drejtim historisë sonë më të re, historisë së lirisë.

    Thirrja e Lëvizjes Studentore për protestë më 1 Tetor 1997, mbushi rrugët e kryeqytetit në atë kohë, për të kundërshtuar dëbimin e studentëve dhe mësimdhënësve nga Universiteti i Prishtinës, për të kundërshtuar regjimin që po e vështirësonte përditë e më shumë frymëmarrjen e Kosovës.

    Si çdoherë, studentët, në krye me rektorin e atëhershëm të UP-së, Prof.Dr. Ejup Statovci dhe mësimdhënësit e administratën e Universitetit, ishin ata që, kësaj radhe do t’i prinin jo vetëm protestës së asaj dite, por do ta nisnin Kosovën në rrugëtimin e sigurt drejt lirisë.

    Prandaj, sot e gjithmonë, do të kujtojmë ata studentë e mësimdhënës që tërë qenien e tyre intelektuale e njerëzore e përdorën për ngritje të cilësisë së sistemit arsimor, për të qenë konkurrent dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë, themelet e se cilit u ndërtuan mbi gjakun, sakrificën dhe mundin e gjeneratave të tëra.

    Sot kemi një mision po kaq të rëndësishëm para vetes. Sot, studentët dhe mësimdhënësit universitarë duhet t’ia lënë historisë një tregim tjetër të suksesit, atë të përpjekjeve maksimale për t’i siguruar Kosovës të ardhme të ndritur!

    Paqi shëndet e suksese!

    Nga Rubrika
    Kronika30 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet...
    Kronika30 Maj 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës. Ai...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të pushtetit karshi protestës së bizneseve, ku për dy orë mbyllen hyrje-daljet...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka ngritur dyshime mbi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar të paqartë dhe...
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Gjilan ka shqiptuar 1380 gjoba gjatë periudhës kohore 23.05.2025 – 29.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri...
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Prishtinës , kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që...
    Vip30 Maj 2025
    Çifti i njohur, Mozzik dhe Lotina përmes rrjeteve sociale kanë treguar se kanë vizituar New Yorkun. Ata me ndjekësit e tyre në...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.