×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ligji për Pagën Minimale mbetet në harresë

    FrontOnline
    11 Korrik 2023

    Nga 130 e deri në 170 euro është paga minimale, pagë të cilën e marrin një numër i qytetarëve në Kosovë.

    E kjo pritej të ndryshonte në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

    Por edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit, kur u votua për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, projektligji për pagën minimale ende nuk është sjellë në lexim të dytë.

    Anëtari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala, thotë se partia në pushtet është duke e vonuar në mënyrë që të mos vijë më në Kuvend.

    “Me politikat e saj, jo vetëm e ka vonuar por ka qasje të gabuar më shumën e pagës minimale, duke parë që komisioni për ekonomi, ka pasur qasje tjetër, po vonojnë hala që të mos vijë fare, në mënyrë të riadementohet”, tha Shala për Tëvë1.

    E në pritje të këtij projektligji, janë punëtorët e sektorit privat. Megjithatë, kreu i sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se ajo nuk duhet të jetë 250 euro.

    Madje sipas Azemit, çdo pagë nën 450 nuk do të jetë e mjaftueshme.

    Televizioni është interesuar të mësojë më shumë se ku ka mbetur ky projektligj, nga kryetar i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

    Kujtojmë se rritja e pagës minimale, nuk përfshinë edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njëjtit protestuan dy ditë radhazi para Kuvendit të Kosovës, kur projektligji në fjalë, kaloi në lexim të parë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, tha se KFOR-i ka ofruar mbështetjen e nevojshme në sulmin...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, Driloni ka folur me Sarën rreth Prime-it të mbrëmshëm. Ai e këshillonte për disa fjalë seksiste që u...
    Vip11 Janar 2025
    Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova po afron. Më 24 janar rrugëtimi plot emocione do të marr fund....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.