×
  • Opinione
  • Opinione

    Lëshimet e Kurtit ndaj Serbisë dhe mashtrimi elektoral me rritjen e pensioneve

    Hisen Berisha
    08 Tetor 2024

    Shkruan Hisen Berisha:

    Vendimi i fundit i Kurtit për të hequr bllokimin e mallrave nga Serbia është një hap tjetër që dëshmon vazhdimësinë e lëshimeve të tij të rëndësishme në raport me Serbinë, pavarësisht retorikës së tij populiste. Që nga ardhja në pushtet, ai ka ndjekur një kurs politik që shpesh ka qenë në kundërshtim me premtimet e tij të mëparshme.

    Lëshimi i “bajrakut” për bllokimin e mallrave serbe në një moment kur Kosova duhet të forcojë qëndrimet e saj ekonomike dhe politike, është një tjetër kapitull në serinë e tërheqjeve të tij. Kurti ka përdorur masa simbolike për të tërhequr vëmendjen nga këto lëshime, si rritja qesharake e pensioneve me 20%, e cila në krahasim me pensionet e ulëta aktuale, duket më shumë si tallje sesa ndihmë reale për qytetarët. Po ashtu, përjashtimi i veteranëve nga ligji për rritjen e pagës minimale, dhe rritja e pensioneve që nuk do të hyjë në fuqi deri në janar 2025, tregon se ai po luan me ndjenjat dhe emocionet e luftëtarëve. Kjo është pjesë e një skeme më të madhe, ku çdo veprim i tij duket të jetë i koordinuar për të ruajtur stabilitetin politik përballë Serbisë, ndërkohë që, për popullin e tij, ka ofruar premtime që mbeten të paplotësuara.

    Edhe rritja e pensioneve është thjesht një lëvizje spekulative me qëllime elektorale, e cila nuk ndryshon realitetin ekonomik të përfituesve. Sa u përket masave ndaj mallrave serbe, një largim i Kosovës nga CEFTA do të kishte pasoja të rënda për ekonominë e saj, duke bllokuar eksportet kosovare në tregjet ndërkombëtare brenda kësaj marrëveshjeje dhe duke lënë vendin me mundësi të kufizuara në tregjet e vendeve të tjera, përmes marrëveshjeve bilaterale.

    Megjithatë, heqja dorë nga masat ndaj Serbisë nuk do të kishte një ndikim të madh, pasi mallrat serbe do të hynin në Kosovë përmes rrugëve alternative. Zgjidhja më e mirë për të kundërshtuar këto mallra është vetëdijësimi patriotik i qytetarëve, që të mos i blejnë dhe konsumojnë produktet serbe, duke krijuar një bojkot kombëtar që mund të ketë një efekt më të fuqishëm sesa çdo masë formale. Vetëdijësimi qytetar është një akt solidariteti që mund të ndikojë më shumë në këtë drejtim sesa çdo vendim qeveritar.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Elmi Reçica, kandidat për deputet nga PDK-ja, përmes një shkrimi në 'Facebook', ka deklaruar se me hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin që ka pasur sonte në fshatin Grabovc me mbështetësit...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri Hamza pas tubimit të madh të PDK-së, ka reaguar përmes një...
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka folur edhe për përkeqësimin e raporteve të Kosovës me aleatët perëndimorë. Ai ka thënë...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka treguar sfidat nëpër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.