×
Shëndetësi

Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave

FrontOnline
28 Mars 2023

Citroni, portokalli dhe molla mund ta zvogëlojnë fuqinë thithëse të organizmit, gjë që mund të çojë në një efektivitet më të ulët të barnave.

Shkencëtarët kanadez kanë zbuluar se lëngjet e këtyre pemëve, mund ta zvogëlojnë efektivitetin e barnave të cilat shfrytëzohen për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe infeksioneve.

Lëngjet ndikojnë negativisht edhe mbi barnat të cilat shfrytëzohen për ndalimin ‘e refuzimit’ të organeve të transplantuara.

“Kemi zbuluar se citroni dhe lëngjet e disa frutave tjera mund ta zvogëlojnë absorbimin oral të barnave të caktuara. Kjo reflektohet negativisht ndaj efektivitetit të barnave të cilat janë veçanërisht të rëndësishme gjatë trajtimit të disa gjendjeve më serioze medicinale”, kanë bërë të ditur studiuesit kanadez, transmeton Telegrafi.

Studiuesit kanë vërtetuar se lëngjet e citronit, portokallit dhe mollës, kishin ndikuar negativisht në barnat kundër kancerit, disa antibiotikë si dhe në beta-bllokuesit, të cilët shfrytëzohen për rregullimin e presionit të rritur të gjakut si dhe për parandalimin e infarktit.

Lëngjet e këtyre frutave po ashtu ndikojnë në cyclosporine, bar i cili shfrytëzohet për ndalimin e refuzimit që organizmi iu bën organeve të transplantuara.

Këta janë vetëm një pjesë e barnave, me të cilat këto lëngje reagojnë. Me vazhdimin e studimeve pritet që lista e barnave tek të cilat lëngjet ndikojnë, të shtohet edhe më shumë.

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
Nga Rubrika
Lajme07 Maj 2024
Nga fillimi i vitit 2024 e deri më sot në komunën e Malishevës janë regjistruar 170 raste të pickimit nga rriqrat. Lajmin...
Shëndetësi30 Prill 2024
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot, nuk është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Covid-19, në...
Shëndetësi11 Prill 2024
Mbi gjysmë milioni goditje në tru në vit në botë mund të jenë pasojë e drejtpërdrejtë e klimës. Kjo u zbulua nga...
Të tjera
Lajme11 Maj 2024
Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë jo stabile. Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë me aleatët ndërkombëtarë për deeskalimin e...
Vip11 Maj 2024
Finalja e 68-të e Eurovision Song Contest zhvillohet këtë të shtunë në Malmoe të Suedisë. 26 vende përfaqësohen në garën më të...
Lajme11 Maj 2024
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas raportit 24 orësh të...
Lajme11 Maj 2024
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe njohësi i çështjeve juridike, Ehat Mitaraj thotë për FrontOnline se duke u nisur nga...
Bota/Rajoni11 Maj 2024
Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Gordana Siljanovska Davkova me shumicën e votave nga votuesit që kanë votuar, gjegjësisht...
Lajme11 Maj 2024
Policia e Kosovës bëri të ditur të premten se një serb është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë. Sipas raportit...

FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.