×
  • Lajme
  • Lajme

    “LDK pavetëdijshëm po futet në diskursin e LVV-së”

    FrontOnline
    29 Mars 2021

    Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se LDK në raport me zgjedhjen e presidentit është treguar e pavendosur e që, sipas tij, kjo po i kushton.

    “Shenjat e para që ka dhënë LDK, që mbase ndryshon qëndrim, e ka bërë atë si parti që mund të ushtrohet trysni. Pra e kemi parë edhe javën e kaluar që presioni publik ndaj LDK-së ka qenë më i madh në raport me të tjerët”, deklaroi ai në “Debat Plus”.

    “Të dy palët kanë përfituar nga njëri-tjetri [LDK-Osmani] në të kaluarën”, tha ai, përcjell Telegrafi. Ish-deputeti thotë se LDK po futet në diskursin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “LDK pavetëdijshëm po futet në diskursin e LVV-së. Këta po thonë ose Vjosa Osmani ose zgjedhje. Ndërsa LDK po pozicionohet për zonjën Osmani. Nuk është se AAK ose PDK po i presin krahë hapur zgjedhjet, mirëpo LDK ka treguar se po frikësohet më së shumti”.

    Analisti thotë se Veliu apo Selmanaj duhet të sakrifikohen kësaj radhe për të mirën e partisë dhe t’i mbështeten shumicës për të qëndruar në sallë për Vjosa Osmanin.

    “Nëse partia ka vendosur se votimi i Osmanit është për të mirën e saj, Veliu apo Selmanaj duhet të sakrifikohen për të mirën e LDK-së”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunave, pati thuajse një përleshje mes kryetarëve të komunave. Kryetari i Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së “Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari ka reaguar pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar llogarinë bankare të partisë së tij për të gjithë personat që kanë vullnet për mbështetje...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit ka dalë me vendim lidhur me shkarkimin e një numri të madh të zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim sot zv/Ndihmës Sekretarin e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Osmani ka...
    Lajme10 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka kërkuar paraburgim ndaj L.F dhe H.J. Të dy dyshohen për falsifikim të parave dhe tregtisë së ndaluar....
    Lajme10 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti përmes bashkëpunimit me Millan Radoiçiq, kanë...
    Opinione10 Tetor 2024
    Shkruan Faton Abdullahu: Ti bije shkurt. A është PDK-ja subjekti më i madhe politik i të gjitha kohërave në Kosovë ? Po....
    Lajme10 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka demantuar raportimet në media se ka përçarje brenda partisë se tij dhe se ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.