×
  • Lajme
  • Lajme

    Lavrov: Perëndimi po vret OSBE-në! Zyrtarët braktisin mbledhjen sapo ministri rus nisi fjalimin

    FrontOnline
    30 Nëntor 2023

    Një sërë zyrtarësh janë larguar nga një seancë e takimit të ministrave të OSBE-së ndërsa ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov nisi fjalimin. Ministri rus u tha homologëve të tij se OSBE-ja është në buzë të një gremine dhe se Perëndimi po shkatërron të gjitha shanset për të ringjallur grupin.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, tha sot në fjalimin e tij në Këshillin e Ministrave të OSBE-së se kjo organizatë është në gjendje të dhimbshme dhe se perspektivat e saj nuk janë të qarta.

    “Për pak më shumë se një vit, Akti Final i Helsinkit do të jetë 50 vjeç. Me keqardhje themi se OSBE-ja e mirëpret këtë përvjetor në një gjendje të dhimbshme dhe perspektivat janë të paqarta,” tha Lavrov.

    Ai deklaroi se ishin vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian që shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së, në vitin 1999. Në atë kohë, kujton ai, NATO kreu një agresion të rëndë kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së.

    “Dhe në vitin 2008, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga Akti Final i Helsinkit, Serbisë iu grabit Kosova pa asnjë referendum”, tha Lavrov.

    Sipas tij, vendet perëndimore përdorin OSBE-në për interesat e NATO-s.

    Ai gjithashtu deklaroi se Perëndimi, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, donte të shkatërronte ekonominë ruse dhe se BE-ja po i bindet Amerikës në këtë drejtim.

    “SHBA dhe satelitët e saj evropianë kanë vendosur mijëra sanksione ndaj Rusisë, duke i dhënë fund bashkëpunimit të gjerë praktik midis Lindjes dhe Perëndimit në rajonin tonë dikur të përbashkët”, tha Lavrov.

    Ai deklaroi se qëllimi i Kievit është çrrënjosja e gjithçkaje ruse, në të cilën, thotë ai, ka kapërcyer gjithçka deri më tani, sepse në Ukrainë mohohet ekzistenca e rusëve dhe roli i tyre kyç në krijimin e Ukrainës.

    “Atje, njerëzit janë të privuar nga kontakti me kulturën, gjuhën, librat dhe mediat ruse dhe OSBE-ja hesht për këtë,” tha Lavrov.

    Brukseli vazhdon të heshtë, i cili nuk vë në dukje se është e nevojshme të respektohen të drejtat e të gjitha pakicave kombëtare, siç parashikojnë dokumente të shumta.

    “Ata që supozohet të sigurojnë lirinë e mediave heshtin kur i pyesim pse mbyllen të gjitha mediat që shkruajnë atë që nuk pajtohet me ideologjinë e Perëndimit”, tha Lavrov./FrontOnline/

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.