×
  • Lajme
  • Lajme

    Largohet granata e gjetur sot në vendpunishten e Xhamisë së Madhe

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Policia e Kosovës ka larguar mjetin shpërthyes të gjetur sot në vendin e punimeve ku do të ndërtohet Xhamia e Madhe në qendër të Prishtinës dhe i njëjti është marrë nga Forca e Sigurisë së Kosovës për t’u asgjësuar.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Policia e Kosovës e ka larguar mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes. Ekipet e FSK-së e kanë marrë që ta shkatërrojnë.”, ka thënë Ahmeti.

    Në mëngjesin e sotëm janë ndërprerë punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në qendër të Prishtinës për shkak se është dyshuar për një mjet shpërthyes.

    Në punishten ku janë duke u kryer punimet është parë prezencë e Policisë të Kosovës.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se gjatë gërmimeve është gjetur një predhë e vjetër.

    “Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimt shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. (dyshohet se është mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë ) Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

    Ndryshe, Ndërtimi i kësaj xhamie të madhe ka qenë kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që nga përfundimi i luftës, me argumentimin, se në xhamitë ekzistuese nuk ka vend për falje të besimtarëve mysliman.

    Një grup qytetarësh, para pak ditësh, kishin protestuar kundër ndërtimit të xhamisë ku nxiti reagime të shumta.

    Xhamia e Madhe që do të ndërtohet në Prishtinë, do të ketë 15 mijë metra katrorë dhe 4 minare. Sipas zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, brenda objektit të xhamisë do të ketë bibliotekë dhe salla për takime dhe konferenca.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.