×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Lansohet platforma online për bizneset, synon rikthimin në normalitet 

    FrontOnline
    27 Maj 2021

    Platforma “Realitet i ri”, e mundësuar nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë me Odën Ekonomike dhe Partnerin implementues Civikos, synon që të mbështesë bizneset për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe rikthimin më të shpejtë të situatës normale në vend.

    Koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson tha se projekti është i rëndësishëm për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe bizneseve në pandemi, në mënyrë që të hapen dyqanet, restorantet dhe tregjet.

    “Sot jemi këtu me Odën Ekonomike të Kosovës për të parë si mund të luftojmë së bashku me sektorin privat COVID-19. Pandemia është problem për shëndetin publik, mirëpo nuk fillon me shëndetin publik dhe nuk mbaron me të. Së bashku me sektorin privat duhet të luftohet COVID-19 në mënyrë që dyqanet, restorantet dhe tregjet të jenë të hapura. si dhe nëpërmjet kësaj faqeje të internetit me parë se si mundemi me vepruar në mënyrë proaktive për të luftuar COVID”, tha Richardson.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha se përmes vetëdijesimit të qytetarëve të bizneseve mund të mposhtet COVID-19.

    “Këto ditë kemi parë një situatë më optimiste sa i përket numrit të të infektuarve dhe me fatalitet. Kjo na gëzon të gjithëve, por nuk na jep komoditet për shkak se ballafaqimi në këta muaj me COVID na ka treguar që është një virus i paparashikuar, i cili na sjellë në situata shpeshherë buzë kolapsit në sistemin tonë shëndetësor, por edhe në pjesën e ekonomisë… Kërkohet që së bashku një angazhim që së pari të gjithë ta vlerësojmë rrezikun nga përhapja e virusit dhe vlerësimi më i mirë bëhet përmes vetëdijesimit”, tha Rukiqi.

    Donika Emini nga platforma CiviKos, tha se platforma “Realitetiri”, ka për qëllim të mbështesë bizneset në identifikimin dhe implementimin e masave obliguese dhe aktuale të koronavirusit.

    “Shumica mund të pyesin përse sot me uljen e rasteve po dalim me një platformë të tillë? Është pikërisht për faktin që sa herë ka pasur ulje të rasteve kemi krijuar komoditet, andaj jemi ballafaquar me valë të reja të infektimeve. Kjo platformë ka për qëllim t’i paraprijë kësaj situate që potencialisht mund të ndodhë në të ardhmen”, tha Emini.

    Nga shoqata e gastronomëve, Arian Vranica, tha se e mbështesin këtë projekt duke kontribuar në mbrojtjen dhe informimin e drejtë.

    Projekti në tërësi, e veçanërisht platforma “Realiteti i ri”, ka për qëllim mbajtjen e kontrollit në vendin e tyre të punës për të ndaluar transmisionin e COVID-19, si dhe në rindërtimin e më të mirë të ambientit biznesor.

    Gjithashtu kjo platformë do të ofrojë informatat e fundit, të kontrolluara nga burime kredibile rreth lajmeve për lehtësimet financiare, dhe çfarëdo informacioni tjetër me interes për bizneset duke ofruar një pako të plotë udhëzuese për sektorin privat gjatë pandemisë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.