Hapja e një pike të re të rrjetit të marketeve “Viva Fresh” dhe oferta me çmime të ulëta të produkteve ka bërë që shumë qytetarë t`i vërsulen kësaj pike në Komoran të Drenasit, raporton “Front Online”.
Madje aty u panë edhe forca të shtuara policore.
Lidhur me këtë çështje Bajram Krasniqi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë i ka thënë “Front Online”, se intervenimi i policisë ka qenë vetëm për të mbajtur rendin dhe për të parë se sa po i respektojnë qytetarët masat e vendosura nga IKSHPK-ja.
“Sot është hapur një pikë e re e Viva Fresh në Komoran. Ka pasur reklamim të çmimeve të ulëta dhe kjo ka bërë që shumë qytetarë të shkojnë në këtë pikë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për të parë se a po mbahet distanca dhe se a po respektohen masat e vëna si pasojë e pandemisë. Në vend të ngjarjes ka edhe inspektorë”, ka thënë Kransiqi për “Front Online”.
Në ndërkohë portali ka siguruar edhe disa video nga vendi i ngjarjes.