
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me aktivistët e partisë së tij në Tërstenik, Llapushnik dhe Nekoc.
Veseli ka thënë se korrupsioni, jo vetëm që ka penguar zhvillimin, por edhe ka dëmtuar marrëdhëniet tona me aleatët tanë, si SHBA-të dhe BE-në.
Më poshtë keni shkrimin e plotë të Veselit:
Në bisedën me ta u ndala tek plani ynë për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni, jo vetëm që ka penguar zhvillimin, por edhe ka dëmtuar marrëdhëniet tona me aleatët tanë, si SHBA-të dhe BE-në. Jam i bindur se plani ynë do të përmirësojë ekonominë tonë, do ta mbajë rininë tonë këtu dhe do të forcojë marrëdhëniet tona me SHBA-të dhe BE-në.
Më shkruani nëse doni të dini më shumë për Planin Kundër Korrupsionit!”./Front Online/