×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lajçak shpërndan postimin e Thaçit ku thotë se "dialogu s’ka alternativë"

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    “Nuk do të mund të pajtohesha më shumë”, ka shkruar Lajçak, duke e shpërndarë shkrimin e Thaçit për takimin e tyre në Bruksel.

    Presidenti Hashim Thaçi ka realizuar vizitën e parë brenda Bashkimit Evropian, prej që ndaj tij është dorëzuar aktakuzë për krime të luftës. Në Bruksel atë e ka pritur i angazhuari për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

    Pas shumë kritikave për BE-në, Presidenti Thaci, thotë se Kosova ka nevojë për Brukselin  dhe se Brukseli ka nevojë për Kosovën.

    Por, ky shkrim i Thaçit është shpërndarë edhe nga vetë Lajçak i cili shkroi se “nuk do të mund të pajtohesha më shumë”.

    Për takimin, Thaçi ka njoftuar përmes një postimi në llogari në Twitter, në të cilin ka thënë se me Lajçakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.

    “Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces”, ka shkruar Thaçi.

    Thaçi deklaroi se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale.

    Javën që shkoi, Presidenti Thaçi zhvilloi një bisedë virtuale me përfaqësuesin e BE-së. Të dy u ndanë të kënaqur dhe e quajtën të frytshme bisedën.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump do të përballen sonte në Filadelfia në debatin e tyre të parë presidencial. Analistët thonë...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Lavdosh...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Lavdosh...
    Lajme10 Shtator 2024
    I akuzuari për krim të organizuar thotë se asnjë cigare nuk e ka shitur pa lejen e KFOR-it I akuzuari Shaip Ferizi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës: “Festo me Zemër, jo me Armë”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherë Koordinator Nacional për Kontrollin...
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.