×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak dhe Escobar, të buzëqeshur para takimit Kurti-Vuçiq

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar ndaras edhe Gabriel Escobar, të dërguari amerikan për Ballkanin, i cili po qëndron në Bruksel.

    Ai ka shkruar në Twitter për takimin me Escobarin, duke thënë se është tejet falënderues për mbështetjen e SHBA-së.

    “I gëzuar të pres mikun tim të mirë dhe kolegun nga Departamenti i Shetetit Gabriel Escobar sot në Bruksel. Jam shumë falënderues për mbështetjen e fuqishme dhe mbështetjen e qartë amerikane si dhe për bashkëpunimin tonë të jashtëzakonshëm për të arritur progres në dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

    Nesër do të zhvillohet takimi i shumëpritur mes Kurtit dhe Vuçiq, ku temë qendrore pritet të jetë Asociacioni i Komunave serbe.

    Lajçak ka theksuar se nesër pret marrëveshje, jo përfundimtare, por për çështje të caktuara, ndërkaq Escobar ka theksuar se Asociacioni duhet të bëhet duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Mitrovicë me inicialet Q.M., ka dalë të premten para gjykatësit në Gjykatën Themelore në...
    Lajme26 Prill 2024
    Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, gjatë pjesëmarrjes...
    Lajme26 Prill 2024
    MPB njofton se në vendkalimin kufitarë “Bllacë” është ndaluar një shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli. “Dje në ora 17:20...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës,...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën propagandë kur po flet për zhvillim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.