×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Laboratori kinez: Kemi ilaçin që ndal pandeminë COVID-19

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Një laborator kinez ka prodhuar një ilac që beson se ka fuqinë të ndalë pandeminë e koronavirusit.

    Pandemia u shfaq fillimisht në kinë, në fund të vitit të kaluar dhe u përhap në të gjithë botën duke ndezur edhe garën ndërkombëtare për të gjetur trajtime dhe vaksina.

    Një ilaç i testuar nga shkencëtarët në universitetin Peking, jo vetëm që shkurton kohën e shërimit për të infektuarit, por ofron edhe imunitet afatshkurtër ndaj virusit, thonë kërkuesit. Sunney Xie, drejtor i qendrës së kërkimeve të avancuara për gjenet në universitet, tha për AFP se ilaci ishte testuar me sukses tek kafshët, transmeton Tch.

    “Ne do të mund ta ndalojmë pandeminë me një ilac efektiv madje edhe pa patur një vaksinë.”

    Ilaci përdor antitrupat neutralizues, të prodhuar nga sistemi imunitar i njerëzve për të parandaluar infektimin e qelizave, që ekipi i shkencëtarëve kinezë e ka izoluar nga gjaku i 60 pacientëve të shëruar.

    Një studim mbi kërkimin, u botua të dielën në gazetën shkencore Cell, dhe sugjeronte se përdorimi i antitrupave përbën një kurë të mundshme për sëmundjen dhe shkurtimin e kohës së shërimit. Sipas kërkuesve ilaci duhet të jetë gati për përdorim të gjerë më vonë këtë vit dhe në kohë për të parandaluar një rikthim të mundshëm të virusit në dimër.

    Vetëm Kina ka katër variante të mundshme vaksine për koronavirusin në fazën e testimit te njeriu. Por, OBSh ka paralajmëruar se vaksina nuk do të jetë gati para 12 apo 18 muajsh.

    Shkencëtarët janë përqendruar edhe tek përfitimet e mundshme të plazmës, nga individë të shëruar, që kanë zhvilluar antitrupa ndaj virusit, duke bërë që mbrojtja e organizmit ta sulmojë atë.

    Më shumë se 700 pacientë kanë marrë terapinë e plazmës në Kinë, një proces që autoritetet thanë se ka treguar efekte shumë të mira terapeutike.

    Por plazma është në sasi të kufizuara dhe ilaci i ri, me plot 14 antitrupa neutralizues, mund të hyjë në prodhim shpejt.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.