Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka dhënë një lajm të mirë para pak minutash në lidhje me rastin e qytetares Merita Hoxha-Maksuti.
Ai ka bërë një njoftim në rrjete sociale duke treguar se Ambasada e Austrisë në Shkup ka ftuar sërish nënën e vajzës së sëmurë, e cila ndodhet në Austri, për të shikuar mundësinë se si mund të pajiset me vizë.
Kjo vjen falë reagimeve të shumta që janë bërë në rrjete sociale duke qenë se postimi i saj ishte shpërndarë gjithandej.