×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ky frut para vaktit na ndihmon të humbim deri në 4 kg dhe redukton yndyrën e barkut

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogramë në vit.

    Sipas ekspertëve, molla përmban fibra, si rezultat i së cilës krijon ndjesinë e ngopjes dhe kështu konsumimi i saj para vaktit kontribuon në konsumimin e sasive më të vogla të ushqimit, si dhe në shmangien e ushqimeve të tjera jo të shëndetshme.

    Siç thekson dietologu i shquar Rob Hobson, mollët japin tre herë më shumë ngopje se një çokollatë, dhe sigurisht janë shumë më të shëndetshme.

    “Mollët përmbajnë 1.2 gram fibra dietike për 100 gram fruta, të cilat na bëjnë të ndihemi të ngopur dhe parandalojnë ndjenjën e urisë, veçanërisht kur konsumohen para vaktit”, thekson zoti Hobson.

    Pektina, fibra që gjendet tek mollët, ndihmon gjithashtu në rregullimin e baktereve në zorrë, shumëllojshmëria dhe ekuilibri i të cilave lidhet me parandalimin e shtimit të peshës dhe akumulimit të yndyrës në trup, shton eksperti.

    Ngrënia e një mollë në ditë për një vit konsiderohet gjithashtu një plan premtues nga nutricionistja Lucy Dawson, e cila tha se “ngrënia e një molle çdo ditë para darkës mund të jetë zgjidhja për të larguar kilogramët e tepërt“.

    Vlen të theksohet se një studim i kryer nga Shoqata Britanike e Kultivuesve të Mollës dhe Dardhës ka treguar se konsumimi i përditshëm i një fruti para vaktit të mbrëmjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës./abcnews.al

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.