Kandidati për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka publikuar një plan disa pikësh, ku ka shpalosur se do të duken marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën dhe Shqipërinë.
Sipas tij, Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtar.
Ai po ashtu ka treguar se e ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.
Biden ka theksuar se nëse bëhet president, do ta ndalojë qasjen e pabalancuar të Presidentit aktual Donald Trump në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, njofton Klan Kosova.