Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë.
Burri e ka vrarë gruan brenda një banese.
Mësohet se personi i dyshuar për vrasjen e gruas së tij është Edmond Lajqi.
Lajmin për vrasjen e gruas e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai shtoi se prokurori është në vendin e ngjarjes ndërkohë i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe i është konfiskuar arma.
“Kryeprokurori dhe prokuroret janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes në qendër të qytetit në një banesë. Dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma. Jemi duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore që ta tërheq trupin”, ka thënë Nikçi.