×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi nuk e fut në rend dite propozimin e VV-së për Telekomin

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Nuk ka kaluar propozimi i VV-së për plotësimin e rendit të ditës, ku u kërkua që të diskutohet për gjendjen në Telekomin e Kosovë.

    28 deputetë kanë votuar pro, 15 kundër dhe 12 kanë abstenuar.

    Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që të futet në rend dite diskutimi për Telekomin e Kosovës.

    Nagavci kërkoi që diskutimi për ndërmarrjen publike të shtohet si çështje urgjente në rendin e ditës së seancës plenare, pasi gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë Dardafon.net, e njohur si Z-Mobile.

    “Përmbarimi i vendimit rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit, duke cenuar njëherësh sigurinë shtetërore, interesin publik dhe punëtorët e ndërmarrjes. Vendimi i arbitrazhit është pasojë e një kontrate skajshmërisht të pavolitshme që drejtuesit e papërgjegjshëm të Telekomit kanë lidhur me Z-Mobilen mbi 10 vjet më parë. Kontrata i ka shkaktuar dëme të rënda ndërmarrjes dhe punëtorëve ndër vite”, thuhet komunikatën e VV-së.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Mosfunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës ndonëse po bëhen gati katër muaj që kur u mbajtën zgjedhjet e 9 shkurtit, po shkakton pasoja...
    Lajme01 Qershor 2025
    Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin. Por, nga atje sot erdhi një lajm...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë dhe energjetikës, e cilëson vendimin  për të dalë në treg të lirë si të nxituar dhe të...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim grabitje që ka ndodhur të shtunën në Obiliq. Sipas policisë viktima mashkull/k, punëtor në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka bërë të qarta kundërshtimet e fuqishme të komunitetit të bizneseve ndaj vendimit...
    Lajme01 Qershor 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Pas një reagimi të shpejtë dhe profesional, Policia e Kosovës, thotë se ka sekuestruar disa armë zjarri dhe ka arrestuar pesë persona...
    Ekonomi01 Qershor 2025
    Megjithë kundërshtimet e vazhdueshme, bizneset e mëdha kosovare prej 1 qershorit 2025 do të detyrohen të hynë në tregun e lirë të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidenca ka njoftuar se sot në ora 15:00 presidentja Osmani do ta presë me ceremoni shtetërorw kreun e shtetit të Antigua dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.