×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me qeverinë britanike

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.

    Memorandumi i Mirëkuptimit është nënshkruar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbot.

    Osmani ka thënë pas nënshkrimit se ky memorandum është vullnet i dyanshëm në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, që ka për synim rritjen e transparencës në përzgjedhjen e personave në pozitat udhëheqëse në borde dhe agjenci të pavarura.

    “Pozita e parapara janë në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës ku trupat e tyre udhëheqëse dhe menaxheriale zgjidhen nga Kuvendi dhe disa që iniciohen nga Qeveria, por që lista finale votohet në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur ajo, njofton Kuvendi.

    Sipas saj, profesionistët duhet të përzgjidhen në bazë të meritokracisë.

    “Kuvendi vërtet përbëhet nga politikanë, mirëpo politikanët që betimin e tyre, ditën e zgjedhjes, e kanë dhënë duke thënë se do të punojnë në interes të Republikës dhe qytetarëve, duhet ta dinë se kjo Republikë dhe qytetarët që jetojnë në të, asnjëherë nuk do të arrijnë mirëqenien e duhur, në qoftë se shkelen parimet e meritokracisë dhe transparencës. Duhet që këtë premtim që e kemi dhënë ta realizojmë”.

    Ndërkaq ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot ka thënë se me këtë mënyrë ka pasur procese të suksesshme rekrutuese.

    Ai u bëri thirrje profesionistëve të aplikojnë dhe të kontribuojnë në udhëheqjen e institucioneve.

    “Nuk mund të zgjidhen nga jashtë por vetëm me vullnet politik dhe me punë profesionale. Jam i vetëdijshëm se kjo nuk është ndërmarrje e lehtë por parakusht për zhvillimin. Projekti ju ofron mbështetje por emërimet u takojnë institucioneve në pajtim të plotë me legjislacion në fuqi”, ka shtruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Gusht 2025
    Është gjetur Hira Paçarada, vogëlushja 8-vjeçare që u raportua e humbur këtë të diel në “Rrugën B”. Pak minuta pasi raportoi Klankosova.tv...
    Lajme03 Gusht 2025
    Hira Paçarada, vogëlushja 8-vjeçare është raportuar e zhdukur nga nëna e saj. Për redaksinë e Klankosova.tv, nëna e Hirës, Dafina Muçiqi, thotë...
    Lajme03 Gusht 2025
    Ruzhdi Kurtishaj, figurë e njohur në sektorin e turizmit dhe transportit, ka reaguar sërish ashpër ndaj ngritjes së çmimeve në Shqipëri gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Maqellarë të Dibrës ku djali plagosi rëndë me thikë nënën...
    Lajme03 Gusht 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka shprehur falënderim për gjithë përkrahjen në organizimin e protestës së thirrur më 7 gusht,...
    Lajme03 Gusht 2025
    Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave nga punëtorët e saj, te një hapësirë për hedhjen e...
    Lajme03 Gusht 2025
    Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe sot ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili...
    Lajme03 Gusht 2025
    Në Pikën Kufitare të Morinës, nga e premtja deri të dielën paradite të kësaj jave, kanë hyrë në Shqipëri 69,432 qytetarë nga...
    Lajme03 Gusht 2025
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë në rrugën Shtime- Belincë. Një 24 vjeçar me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.