
Sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhje.
Pas kësaj mbledhje për media është deklaruar shefi k Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, raporton Front Online
“Do të kemi dy seanca. Njëra do të ketë shumë nisma ndërsa tjetra është seancë solemne”, ka thënë ai.
Selimi theksoi se të njëjtat nisma ligjore të iniciuara nga VV-ja e që janë kundërshtuar nga opozita e atëhershme, sot janë pranuar të njëjtat.
Ai po ashtu bëri të ditur se të njëjta kanë të bëjnë edhe me pandeminë Covid-19./Front Online/