Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Britanisë së Madhe, e përfaqësuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, nesër do të nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi.
Siç thuhet në njoftim, ky memorandum i mirëkuptimit reflekton përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.
Nënshkrimi i marrëveshjes bëhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, në orën 12:00.