×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja deklarohet rreth kërkesës së Vetëvendosjes për deputetin Etem Arifi

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Lëvizja Vetëvendosje, pas votimit të Qeverisë “ Hoti”, ka dërguar në Gjykatën Kushtetues të Kosovës, kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifi.

    Këtë kërkesë, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë pasi që deputeti Arifi është i dënuar për mashtrim me subvencione, por edhepse është dënuar Arifi ka arritur që t’i sfidojë organet e drejtësisë për të mos qëndruar në burg dhe për këtë Gjykata ka lëshuar urdhërarrest ndaj tij.

    Lidhur me kërkesës e Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjykata Kushtetuese për Front Online kanë thënë se janë në shqyrtim të kërkesës dhe mbledhjes të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues.

    “Përkitazi me kërkesën e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me rastin e deputetit Etem Arifi, Gjykata ka pasur komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe palët e përfshira në rast deri të martën e kaluar, me qëllim të kompletimit të dosjes së lëndës. Afati 60 ditorë për shqyrtimin e këtij rasti, fillon pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinion”,  thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

    Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili e ka dërguar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të  deputetit Etem Arifi tha për Front Online se janë në pritje të vendimit të Gjykatës për kërkesën të cilën e kanë dorëzuar muaj më parë.

    Abrashi tha se deputeti Arifi i cili është i dënuar për mashtrim nuk është dashur të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe as të marrë pjesë në votimin e Qeverisë “Hoti”.

    “Ne jemi të vetëdijshëm që ka një vonesë nga Gjykata Kushtetuese. Më duket që arsyetimet i kanë për shkaqe procedurale ngase janë ende duke i mbledhur materialet dhe provat, por që rasti është i qartë kemi të bëjmë me një deputet i cili është dënuar me vendim të formës së prerë. Pra ai nuk është dashur të jetë aty hiq e lere më të votoj me qenë se po flasim për votën vendimtare që ka mundësuar zgjedhjen e Qeverisë dhe na rasti ne kemi dërguar dhe jemi duke e pritur vendimin e Gjykatës. Për ne kjo është shumë e qartë kemi të bëjmë me një Qeveri e cila është zgjedhur në mënyre joligjore dhe ne e kontestojmë legjitimitetin e Qeverisë ‘Hoti’, tha Abrashi për Front Online.

    Pyetjeve të portalit Front Online, lidhur me urdhërarrestin ndaj deputetit Etem Arifi, nuk i janë përgjigjur Policia e Kosovës.

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.