Komuna e Prishtinës, ka bërë publike listën e bizneseve të cilat kanë përfituar nga subvencioni që kjo komunë ka ndarë për t’i ndihmuar bizneset të cilat kanë pasur humbje pas përhapjes sëpandemisë.
Nënkryetari i Prishtinës MuhedinNushi, për FrontOnline tha se nga ndarja e këtyre mjeteve janë përjashtuar barnatoret dhe furrat.
“Të gjitha barnatoret janë eliminuar, të gjitha furrat janë eliminuar pasi që këto biznese kanë pasur të drejt të punojnë”, tha Nushi për Front Online.
Për të përfituar nga subvencionet e Komunës së Prishtinës kanë aplikuar edhe 300 biznese, të cilat nuk kanë qenë të Prishtinës dhe se janë larguar nga listat.