Kusari-Lila ka thënë në emisionin “Pressing”, se është “e rrezikshme, kritike” sidomos pika e marrëveshjes që parasheh moratorium njëvjeçar nga Kosova për kërkim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Sipas Kusari-Lilës, një gjë e tillë është “në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.
Ajo ka vlerësuar se me këtë marrëveshje “Kosova e vendos në moratorium për një vjet ushtrimin e sovranitetit të vet”.