×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kusari-Lila: Kushtetuesja të mos i legjitimojë shkeljet e Thaçit

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Qeveria në largim në krye me Albin Kurtin, ka mbushur 100 ditë qeverisje.

    Këtë udhëheqje të ekzekutivit po e vlerëson si më të suksesshmen, deputetja nga radhët e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

    Kusari-Lila që është edhe kryetare e Alternativës në një intervistë për Front Online, thotë se përkundër problemeve të trashëguara nga qeverisjet e kaluara, qeveria në krye me Kurtin ka bërë shumë punë.

    Ajo si një nga sukseset e qeverisë Kurti ka përmendur edhe menaxhimin e situatës me Covid-19.

    “Kanë qenë 100 ditë sfiduese për faktin se Qeveria ka trashëguar një mori probleme nga Qeveria e kaluar, por edhe nga qeverisjet tjera të akumuluar në shoqërinë kosovare, ndërsa gjithashtu tensionet të cilat e përcollën këtë Qeveri gjithashtu ishin një barrë përkundër faktit se u ballafaquam me probleme si me mocionin e mosbesimit pas vetëm 50 ditë qeverisje. Konsideroj se menaxhimi i situatës në veçanti e cila mbizotëroi me pandeminë globale është menaxhuar, situata në rrethanat e kufizimit që ka pasur realisht dhe jeta institucionale është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga angazhimi i të gjithë atyre që kanë qenë përgjegjës”, tha ajo për Front Online.

    Ajo tha se gjatë 100 ditëshit të qeverisë Kurti ka pasur ngecje në agjendën legjislative të Kuvendit të Kosovës, pasi që kryesia dhe deputetët nuk kanë pranuar asnjë iniciativë legjislative.

    “Ajo që ka ngecur është agjenda legjislative, nënkuptohet  se fillimisht ka qenë qasja e programit  qeverisës më pas mocioni, e pas kalimit këto 50 ditë përveç pandemisë Kryesia e Kuvendit dhe disa parti politike nuk kanë pranuar asnjë iniciativë legjislative as nga Qeveria e as nga deputetët, kjo konsideroj që është ngecje në vetvete për shkak se janë shumë çështje të cilat kanë pasur nevojë që të kenë një akt legjislativ i cili do të rregullonte dhe të përcaktonte më mirë veprimet”, tha Kusari-Lila për Front Online.

     

    Kusari-Lila: Me shkarkimin e bordeve u shkëputën lidhjet klienteliste

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,  foli edhe për shkarkimin e disa anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike dhe emërimin e anëtareve të ri, ku në disa borde janë emëruar edhe anëtarë të LVV-së.

    Ajo tha se me shkarkimin e disa  Bordeve është bërë shkëputja e lidhjeve klienteliste që janë vendosur për disa vite në ndërmarrjet publike.

    “Unë besoj se ndryshime do të ketë, ndryshimi vetëm se ka ndodhur në këto ndërmarrjes, ndërkohë e konsideroj se e domosdoshme ka qenë shkëputja e lidhje klienteliste që është vendosur në ndërmarrje, shumë ndërmarrje kanë qenë profitabile vite më parë, shteti ka marrë edhe devidentë nga to siç është rasti i Telekomit dhe për shkak te keqmenaxhimit dhe për shkak se vazhdimisht  është mjelë në një formë të pamëshirshme”, tha ajo për Front Online.

    Deputetja e VV-së: Kushtetuesja duhet të del me vendim në favor të LVV-së

    Gjykata Kushtetuese pritet që të marrë vendim për dekretin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me mandatarin për formimin e Qeverisë të Kosovës, të cilin ky i fundit ia dha LDK-së.

    E lidhur me këtë, deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se në rast se Gjykata merr vendim në favor të Presidentit do të bie në kundërshtim me vendimet të cilat i ka marrë më herët.

    “Së pari unë mendoj se nëse është një vendim i tillë, atëherë Gjykata Kushtetuese do të shkon në kundërshtim me vendimin e saj të mëhershëm, në veçanti ai i vitit 2014 dhe nga praktikat e mëhershme, gjithashtu do të legjitimon shkeljet kushtetuese të cilat i ka bërë Presidenti në të cilën ai në fakt është bërë përcaktues i rregullave dhe normave kushtetuese, siç është rasti me pritjen e mandatarit nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo për Front Online.

    Ajo tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhet që t’i legjitimon shkeljet e Presidentin, dhe ta  dërgon vendin në një spirale të shqetësimeve të vazhdueshme.

    “Unë kam besim se Gjykata Kushtetuese me krejt profesionalizimin dhe kredibilitetin që duhet ta ketë si institucion nuk mund ta legjitimon një shkelje të tillë dhe gjithashtu nuk mund të vendos për një proces i cili do ta dërgon  vendin në një spirale të shqetësimeve të vazhdueshme dhe paqartësive institucionale dhe politike, të jemi të qartë një qeveri jashtë procesit zgjedhor një qeveri e cila nuk del nga procesi zgjedhor është një qeveri e cila nuk e ka legjitimitetin që duhet ta ketë për qeverisje në veçanti kur trumbetohet se një qeveri pa proces zgjedhor do të merret me tema të mëdha. Kjo qeveri është qeveri e pakicës dhe do të varet nga Listat Serbe, prandaj në vete nuk ka stabilitet dhe nuk mundet që vendi të hynë në një rrugëtim të rrezikshëm”, tha ajo për  Front Online.

    Kusari-Lila për protestën në Gjakovë: Është legjitime dhe e drejtë Kushtetuese

    Ditë më parë në komunën e Gjakovës është mbajtur një protestë për ta kundërshtuar projektin e kryetarit aktual, Ardian Gjini, për ndërtimin e rrugës në qendër te qytetit, e për këtë protestë është akuzuar deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari.

    Ajo tha se një projekti i tillë i kryetarit Gjini është në kundërshtim me ligjin.

    Kusari-Lila tha se ky projekt është bërë pa ndarje buxhetore, pa diskutim paraprak, dhe se veprimet e tilla nuk janë të njohura në demokraci.

    “Është qesharake dhe absurde së pari që të akuzohen deputetë ose parti opozitare në nivelin lokal se janë prapa protestës. Protesta është legjitime, është e drejt kushtetuese natyrisht ne përveç me mandate politike jemi edhe qytetarë dhe e kemi këtë të drejt. Ajo çka po ndodh në Gjakovë është në kundërshtim me logjikën së pari të veprimit me normat mjedisore dhe së dyti në kundërshtim me ligjin. Nuk mund të hyjë në një projekt të madh kryetari pa projekt dhe pa ndarje buxhetore, mbi të gjitha pa asnjë diskutim, format e tilla të veprimit janë të njohura në sistemin represiv dhe jo në demokraci”, tha ajo për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.