×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Fundjavë e rëndë në Kosovë

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Deputetja e grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve në Klinikën Infektive.

    Kusari-Lila thotë se shifrat e fundit të publikuara nga IKSHP janë alarmante, derisa thotë se s’po ka kujdes e se shtetit s’po e menaxhon si duhet situatën.

    Ajo ka kritikuar edhe ministrin Armend Zemaj, i cili ende se ka thënë asnjë fjalë pas situatës së fundit të krijuar në Infektivë.

    Reagimi i plotë:

    Fundjavë e rëndë në Kosovë

    Virusi po vret dhe po shpërndahet në numër të paparë më herët në Kosovë.

    12 vdekje për 24 orë dhe 178 raste pozitive nga 346 testime, është numër alarmant.

    Pak po kemi kujdes, pak po testohen, ndërsa shteti nuk është duke e menaxhuar aspak si duhet këtë gjendjen e rënduar.

    Nëse oksigjeni fillon të ju cenohet pacientëve në nevojë pasi mund të këtë mungesë, situata përshkallëzohet në kaotike në të gjitha klinikat tona.

    Mantelbardhët janë më të rënduarit dhe më të rrezikuarit që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Sistemi i dëmtuar shtetëror dhe ai i shëndetësisë po tregojnë shenjat e mosqëndrueshmërisë dhe të kollapsit.

    Me 12 vdekje dhe 178 raste pozitive në 24 orë, me 0 deklarata nga Ministri i Shëndetësisë, kjo është më keq se kurrë më parë.

    Këtu shihet si vret mungesa e kompetencës, mungesa e përgjegjësisë dhe mos marrja seriozisht e pandemisë e cila tani në numër alarmant po merrë jetë njerzish.

    Kosova hyri në listë të zezë për numër të rasteve të infektuara nga vendet Evropiane. Ironikisht, duket se të gjithë u qetësuan, sikur na kanë thyer dhe nënçmuar aq gjatë, sa e kishim vështirë të besonim se jemi të denjë të vlerësohemi për situatën e menaxhuar mirë muaj më parë.

    Në lista të zeza ndihemi rehat se nuk ka nevojë të mundohemi për standard me të mirë. Prej kur filloi përshkallëzimi i situatës për të keq edhe partia tjetër opozitare u qetësua, nuk mbajnë konferenca për media dhe as nuk etiketojnë ministrin e shëndetësisë i cili më shumë i shetit komunat e Kosovës për fushatë se sa që e pamë e ndëgjuam të merr ndonjë vendim përmbajtësor për pandeminë.

    Ditë të rënda për Kosovën, por jo të pashpresa. Duhet t’i kthehemi me seriozitet situatës së pandemisë dhe masave të reja, ligjit për parandalimin dhe luftimin e Covid – 19 dhe natyrisht legjitimitetit të sovranit sapo të krijohen kushtet e para të volitshme.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.