×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Besoj i kemi siguruar 80 votat për presidentin

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se beson që sot do të kryhet çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

    Kusari-Lila tha se gjatë ditës së sotme janë angazhuar për të siguruar votën e 80-të për presidentin e ri të Kosovës.

    “Unë besoj se i kemi 80-të votat e mjaftueshme. Jemi angazhuar për t’i siguruar këto vota, por kjo mbetet të konfirmohet sot në seancën e thirrur për të votuar presidentin”, shtoi Kusar-Lila për Indeksonline.

    E njëjta nuk ka pranuar të deklarohet lidhur me raportimin se deputeti i 80-të që ka siguruar votën për votimin e presidentit është Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve.

    Duhet shtuar se nga Lëvizja Vetëvendosje u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në këtë seancë, duke ua përkujtuar se e kanë obligim në bazë të zgjedhjes së tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

    Pavarësisht kësaj nga PDK dhe AAK kanë deklaruar hapur se nuk do të jenë prezent në këtë seancë, e cila filloi dje por u ndërpre për shkak të numrit jo të mjaftueshëm në votim.

    Ndryshe mbrëmë raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

    Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

    Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

    I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.