×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtishaj: “Sharr Travel” me oferta promocionale për t’i kaluar pushimet në Shqipëri

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Në anën tjetër, drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, i ka thënë Front Online se me përhapjen e pandemisë në fillim të zezonës verore, qytetarët kishin dilemat e tyre nëse do të vizitonin Shqipërinë edhe këtë sezon verore.

    Sipas tij, tanimë një gjë e tillë ka ndryshuar.

    Kurtishaj thotë se pronaret e hoteleve në Shqipëri i kanë marrë të gjitha masat ndaj Covid-19, dhe gjithçka i është kthyer normalitet.

    “Çështja e udhëtimet për qytetarët nga Kosova për në bregdetin e Durrësit, është tashme e zgjidhur, sepse janë shumë kompani që mbajnë linja të rregullta jo vetëm gjatë zezonës verore por edhe dimërore. Çmimet janë shumë të lira. Të flasim për një biletë 10 euro, ky është një çmim shumë i lirë. Kur kemi parasysh çështjen e Covid-19 dhe mungesën e të hyrave për shumë familje, kjo do të jetë një ndihmesë shumë e madhe”, ka bërë të ditur Kurtishaj.

    Sipas Kurtishajt, tanimë qytetarët nga Kosova mund të marrin oferta promocionale me një çmim shumë më të lirë, për dallim nga vitet e kaluara.

    Ai përmendi edhe bashkëpunimin e mirëfilltë që “Sharr Travel” ka ndërtuar me këto hotele në Shqipëri, duke ju mundësuar pushuesve nga Kosova, ta kalojnë një pushim veror me çmime shumë më të lira.

    “Është mundësi e mirë për të gjithë qytetarët që me këto oferta promovuese, që me sloganin që ka nxjerr ministri i Turizmit Blendi Klosi, “Pusho Shqip”, ne ju kemi bashkangjitur me të gjitha aktivitetet kësaj ministrie. Ne kemi mbajtur edhe takime informuese dhe bashkëpunuese. Falë bashkëpunimit me këto hotele ne i kemi edhe këto çmime me zbritje, pushuesi ushqehet shqip, por edhe gjatë pushimit flet shqip”, theksoi më tej Kurtishaj.

    Sipas tij, për dallim nga viti i kaluar sa ishte çmimi 70 euro për ta kaluar një natë në komplekset e hoteleve “Grand Blue Fafa”, pushuesit kosovarë përmes kompanisë që ai drejton, “Sharr Travel”, mund të marrin këtë ofertë me vetëm 54 euro.

    “Sa i përket çështjeve materiale dhe mirëqenies së tyre. Është me rëndësi të themi se ne kemi zbritje të ofertave, nga 70 euro sa ishin vitin e kaluar me all inclusive, këtë vit si ‘Sharr Travel’ falë një bashkëpunimi dhe mirëkuptimi që kam gjet nga ana e ‘Grand Blue Fafa’ ne kemi dalë me një ofertë prej vetëm 54 eurove e cila ofertë ka gjet një përkrahje të madhe te qytetarët e Kosovës”, ka thënë në fund Kurtishaj.

    Qytetarët nga Kosova që dëshirojnë t’i kalojnë pushimet verore në këtë kompleks turistik, mund t’i rezervojnë pushimet me çmime promocionale në kompaninë turistike “Sharr Travel”, e cila prej më shumë se dy dekadash vazhdon të jetë lider në fushën e turizmit./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.