×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti uron Kadarenë: ka shkruar shumë për Kosovën, në shumë vepra e në shumë zhanre

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Lideri i VV-së, Albin Kurti ia ka uruar ditëlindjen shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

    Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se Kadare ka shkruar shumë për Kosovën.“Kadare ka shkruar shumë për Kosovën, në shumë vepra e në shumë zhanre. Por, një poezi e shkurtër e tij, me titullin «Kosova» (1966), përshkruan mallin e dëshirën e tij për pjesën e atdheut që ishte e ndaluar. Në pamundësi të vizitonte dheun e Kosovës, Kadare përmallet teksa fluturon me aeroplan mbi këtë pjesë të vendit të tij. Sheh piklat që rrjedhin prej krahëve të aeroplanit e bien poshtë drejt Kosovës, si lot atmosferikë, por as ato pikla nuk i prek dot, sepse edhe ato janë pjesë e jashtësisë së paarritshme, pjesë e Kosovës së ndaluar”, ka shkruar ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Një ndër personalitetet intelektuale të nivelit botëror, që e vuri autoritetin dhe famën e vet prej shkrimtari të shquar në funksion të çlirimit të Kosovës dhe të ndaljes së politikave spastruese e diskriminuese ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, është Ismail Kadareja, i cili sot ka ditëlindjen. Shkrimtari mbush 85 vjet, dhe ne jemi të lumtur që e kemi e i urojmë një jetë të gjatë plot me krijimtari.
    Diku në një intervistë ai thotë se letërsia nuk mund të zgjidhë problemet e kësaj bote, së paku jo pa reshtur së qeni e tillë. Dhe ajo e tija mbeti gjithnjë letërsi, por duhet thënë se ndikoi shumë në zgjidhjen e problemit tonë më të madh, dhe ne shqiptarët që kemi jetuar të shtypur nën Jugosllavi e Serbi, e sidomos ne shqiptarët e Kosovës, do t´i jemi gjithnjë mirënjohës.

    Kadare ka shkruar shumë për Kosovën, në shumë vepra e në shumë zhanre. Por, një poezi e shkurtër e tij, me titullin «Kosova» (1966), përshkruan mallin e dëshirën e tij për pjesën e atdheut që ishte e ndaluar. Në pamundësi të vizitonte dheun e Kosovës, Kadare përmallet teksa fluturon me aeroplan mbi këtë pjesë të vendit të tij. Sheh piklat që rrjedhin prej krahëve të aeroplanit e bien poshtë drejt Kosovës, si lot atmosferikë, por as ato pikla nuk i prek dot, sepse edhe ato janë pjesë e jashtësisë së paarritshme, pjesë e Kosovës së ndaluar. Një vëmendje e tillë e bëri Kadarenë të shkruajë për eleminimet e intelektualëve shqiptarë prej shërbimeve serbe në perëndim, për demonstratat e studentëve të Kosovës në ´81, dhe sigurisht, të hyjë në debat me shkrimtarë e intelektualë serbë që mbështesnin haptazi apo fshehurazi platformat si ajo e Çubrilloviçit, për zgjidhjen e çështjes shqiptare përmes spastrimit. Më pas ai zhvilloi edhe një bisedë në letërkëmbim me mendimtarin e madh të Kosovës, Ukshin Hotin.
    Qasja e tij humaniste e bëri Kadarenë që kurrë të mos e pranojë, madje ta kritikojë atë bindjen «jeta ime vdekja jote», që shumë shpesh në Ballkan është aktualizuar prej fqinjëve në kurriz të shqiptarëve.Vepra e tij thërret për bashkëjetesë e për ndërprerje të pretendimeve për sundim e dominim mes popujve. I dalë prej shqiptarëve, Kadare nuk mund të mendonte ndryshe: ne kurrë nuk e kemi synuar sundimin apo spastrimin e të tjerëve.Gjatë Luftës së Kosovës Kadareja vetëdijësoi një pjesë të rëndësishme të opinionit botëror mbi masakrat që po bënte ushtria serbe, dhe mbi domosdoshmërinë e ndërhyrjes ushtarake prej perëndimit. Librat «Ra ky mort e u pamë» dhe «Tre këngë zie për Kosovën» shënojnë atë moment të rëndësishëm për historinë tonë.
    Gëzuar ditëlindjen Kadare, përpiqemi të të nderojmë sa mundemi, sepse ti e ke nderuar Kosovën!

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Evropian, Harald Vilimski, tha se është i mundur një kompromis...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për letrën që Qeveria ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Gara presidenciale e SHBA-së mbetet shumë e fortë, sipas sondazheve të publikuara të dielën, dy ditë përpara se Kamala Harris dhe Donald...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së që ofron ndihmë për palestinezët thotë se punonjësit e saj socialë po vizitojnë familjet dhe komunitetet “për të ofruar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se bashkësia ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA-të janë...
    Sport08 Shtator 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përjashtimit të Edon Zhegrovës nga Kombëtarja e Kosovës, duke i dhuruar atij mbështetje. Abdixhiku...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Përveç gëzimit dhe entuziazmit si të fëmijëve dhe të prindërve në ditën e parë të shkollës, të gjithë i druhen trafikut. Por...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.