×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të ushtrojnë të drejtën për votë në Kosovë

    FrontOnline
    15 Shtator 2019

    Albin Kurti, kandidati i VV-së për kryeministër, ka thënë se më 6 tetor do të hapet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.

    Ai në një tubim të mbajtur dje në në Kinotekën në ‘Karposh’, përballë ish gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup theksoi se rruga e Maqedonisë së Veriut, sikurse e shteteve të tjera në Ballkan, është ajo e bashkëpunimit, e integrimit dhe respektit të ndërsjelltë dhe jo ajo e përjashtimit dhe mohimit.

    “Më 6 tetor Kosova do të hapë një kapitull të ri. Qytetarët atje presin që më në fund shteti të çlirohet nga kapja e tij, një proces që Maqedonia e Veriut tashmë e ka filluar.Prioriteti im kryesor si Kryeministër do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për prokurori kundër krimit dhe për prokurim të dekrimininalizuar”.

    “Investimi në edukim, në prodhim, dhe në rritjen e standardit jetësor në mënyrë që emigrimin jashtë vendit ta zëvendësojmë me punësim brenda vendit, korrupsionin ta zëvendësojmë me drejtësinë, prapambetjen me zhvillim, kushtëzimet me liri, privilegjet e diskriminimet me barazi, feudet politike me republikë demokratike, importin me prodhim, e skamjen me begati”, ka thënë Kurti.

    Ai po ashtu iu bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të votojnë në këto zgjedhje.

    “Shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut e kanë dyshtetësinë. Por, le të mos I kenë dy mendje. Më 6 tetor u bëj thirrje të vijnë në Kosovë e të votojnë. Shfrytëzojeni shansin, përdoreni mundësinë, ushtroni të drejtën.

    “Lista jonë e zgjedhjeve si kurrë më parë reflekton gjuhën që ne flasim, vullnetin që ne përfaqësojmë, interesin e përgjithshëm që ne mbrojmë.Shqipja nuk flitet vetëm në Kosovë, prandaj parlamenti nuk është vetëm i Kosovës”, ka thënë Kurti./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.