×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se Qeveria e tij ka krijuar 87 mijë vende të reja pune, Bajrami: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

    FrontOnline
    19 Maj 2024

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë të pavërteta kur deklaron se qeveria e tij ka krijuar 87 mijë vende pune.

    Në një postim të bërë në Facebook, Bajrami e LDK-së thotë se rritje ka pasur për 58 mijë, dhe siç thotë ajo e pavërteta peshon në 29 mijë vende pune.

    Reagimi i plotë:

    E PAVERTËTA E KURTIT QË PESHON 29 MIJË VENDE PUNE

    Kryeministri Kurti i cili nuk e gjeti guximin të deklarohet për dështimin e tij për ta antarësur Kosovën në Këshillin e Evropës, paska deklaru se Qeveria e tij i ka kriju 87 mijë vende të reja të punës. Kjo është një e pavërtetë e madhe të cilën nuk kanë si e kamufolojnë dezinformuesit qeveritarë dhe ja argumentet:

    Sipas ATK-së është e vertëtë se Kosova sot ka rreth 415,415 vende pune, por është gjithashtu është e vërtetë se sipas ATK-së në vitin 2020, në kohën e pandemisë Kosova ka pasë 357,161 vende pune, andaj edhe nëse krejt vitin 2021 e llogarisim si vit të Qeversië Kurti numri i vendeve të punës nuk është rritë për 87 mijë sa thotë Kurti, por është rritë 58 mijë. Kjo e pavërtetë peshon hiç me pak se 29 mijë vende pune. Shih tabelën poshtë.

    Për me tepër nëse ne dëshirojmë me ditë numrin e të punësuarve në vend, me punësim stabil atëherë ka një institucion ku ne mund t’i shohim shifrat dhe ai institicion është Trusti i Kursimeve Pensionale. Trusti është me i besushëm se Administrata Tatimore për faktin se në ATK nëse një person punon në tri ose katër vende, ATK e llogaritë tri, respektivisht katër herë, e të tillë nuk janë pak. Sipas Trustit të Kursimeve Personale në vitin 2022 numri mesatar i llogarive aktive është 331 555, derisa në vitin 2021 kjo shifër ishte 315 722.

    Një fakt tjetër është se Qeveria nuk krijon vende pune, Qeveria e ka për dëtyrë që me kriju klimë të përshtatshme për biznes. E çka ka bërë kjo Qeveri për klimën e biznesit?

    Unë e sfidoj Kryeministrin Kurti me dalë me tregu dy gjëra që Qeveria e tij i ka bërë për ta lehtësuar klimën e bizneseve. Ndërsa gjatë këtij mandati ka një sërë veprimesh/mosveprime që klimën biznesore në Kosovë e kanë përkeqësu si:

    1. Deklaratat e Kurtit nëpër medie ndërkombëtare që nga ditët e para të qeverisjes së tij se “Kosova është vatër lufte, e vend ku ka lulëzu krimi për 20 vjet”,
    2. Masat ndëshkuese të BE-së, ndikimi i tyre negativ te të gjithë investitorët potencial, por edhe bllokimi i mbi 300 milionë eurove projekte konkrete,
    3. Ngritja e çmimit të energjisë elektrike,
    4. Inflacion (mos ndermarrja e asnjë mase nga ana e Qeverisë për ta zbutur inflacionin),
    5. Rritja e tatimit në pronë,
    6. Mbyllja e terminaleve doganore pa ofuar alternativë në disa komuna,
    7. Mungesë e reformave fiskale,
    8. Mosfunksionimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik,
    9. Mbi 900 tenderë me negocim të drejtëpërdrejrë kanë deformu konkurrencën e lirë në treg dhe gjithashtu krijojnë hezitim për investitorët potencial për të operuar në një vend ku Qeveria është klienteliste,
    10. Mugensa e investimeve kapitale, që dmth. mungesë e punës për kompanitë private, por edhe mungesë e infrastrukturës (mendoni këtu vetëm kostot e transporti të bizneseve të Mitrovicës, Vushtrrisë, Podujevës, Gjilanit) etj etj.

    Dhe natyrshëm vjen pyetja si paska ndiku Z. Kurti dhe Qeveria e tij me kriju vende pune?

    Ne ju jemi mirënjohës bizneseve që po punojë shumë e po kontribojnë në krijimin e vendeve të punës. Kjo Qeveri mundet me përmirësu klimën e bizneseve vetëm nendorëheqjen e saj.
    Shihni fotot më poshtë të dhëna nga ATK dhe Trusti.

    Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

     

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.