×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takoi Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim pune në zyrën e tij Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

    Takimi kishte për theks diskutimin mbi pandeminë COVID-19. Ambasadori Orlando bëri thirrje që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë vendimet dhe masat e Qeverisë, njejtë sikurse udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, duke theksuar se institucionet përgjegjëse kanë bërë një punë të mirë në menaxhimin e përhapjes së infektimit.

    Ai po ashtu e njoftoi Kryeministrin për veprimet që Italia po ndërmerr për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në këtë drejtim. Në anën tjetër Kryeministri në detyrë Kurti, e njoftoi Ambasadorin Orlando rreth hartimit të një fushate vetëdijësuese për COVID-19.

    Informimi rreth përhapjes, formave të parandalimit të përhapjes, dhe pasojave të virusit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm. Tutje, Kryeministri në detyrë gjithashtu foli edhe për kujdesin që Qeveria ka treguar ndaj shëndetit të ekonomisë, përpos atij publik.

    Pas hartimit dhe zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar diskutimin gjithpërfshirës për hartimin e pakos së dytë, atë të rimëkëmbjes se ekonomisë.

    Fakti se kemi bërë menaxhim të mirë deri sot dhe kemi shënuar fitore në beteja nuk duhet të na shpërqëndrojë nga objektivi për të fituar luftën kundër virusit. Vëmendja duhet të vazhdojë të jetë e lartë aq sa edhe përgjegjësia e të gjithëve për aq kohë sa virusi është në mesin tonë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.