×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me Bulliqin, i premton mbështetje

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim liderin e VV-së, Albin Kurtin.

    Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ka njoftuar Kurtin rreth situatës me pandeminë COVID-19, ndërkohë që ky i fundit i ka uruar fillimin e punës në krye të komunës

    “Sot në zyrën time ishte për vizitë kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Albin Kurti. Zotit Kurti i urova mirëseardhje dhe njëkohësisht e falënderova për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Kryetarin Kurti, e njoftova rreth situatës me pandeminë në komunën tonë dhe masat e menjëhershme që kemi ndërmarrë për të shtuar kapacitetet për trajtimin e pacientëve të infektuar”, ka shkruar ai.

    “Temë e bisedës ishin edhe vendimet e para që kemi marrë si qeverisje e re komunale dhe vendimet e ardhshme që janë në planin tonë për të mundësuar shërbime më të mira për qytetarë tanë. Kryetari Kurti na uroi për fillimin e punës dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për punët e mira që do të bëhen në qytetin tonë”, shkruar Bulliqi.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.