
Duke folur për sukseset e qeverisjes së tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili u kritikua nga gazetarët e pranishëm që nuk po deklarohet nëse ka pasur dështime gjatë qeverisjes së tij, tha se në të njëjtën kohë, nuk mund të jetë kryeministër si dhe ta luaj rolin e opozitarit.
“Skam ambicie që të jem edhe kryeministër edhe krye opozitarë. Të flas për suksese dhe për dështime. Detyra e opozitës është kritika ndaj qeverisjes. Ne i kemi bërë dyjat, dhe në këtë kuptim janë rolet e ndara”, tha Kurti. /FrontOnline/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/606482233299345/