×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti pozicionet karshi interesave të veta të momentit për UÇK-në”

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion, e ku ka vendosur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në hyre të Presidencës. Kjo pasi presidentja Vjosa Osmani nuk e përmendi akronimin UÇK, në shkrimin dedikuar Betejës së Koshares.

    E për këtë aksion, anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni ka thënë në emisionin “Frontal”, në T7, se nuk kanë marr asnjë reagim nga Presidenca lidhur me këtë aksion.

    “Nuk kemi pasur asnjë reagim prej tyre. Osmani në momentin që ka marr kritika është tërhequr dhe e ka bërë një deklaratë. ajo ka një lloj konsistence në mungesën e akronimit të UÇK-së gjithandej. Ajo është vërejtur edhe në fjalimet që i ka bërë në Shqipëri e që ka qenë tërësisht përçarëse”, ka thënë ai.

    Më tutje Hyseni tha se Osmani ka qasje viktimizuese.

    “Fjala kryesore e saj është një lloj diskursi viktimizuese. Neve na takon liria pse kemi qenë të pushtuar e jo pse na ka bërë keq veq Millosheviqi”, ka thënë ai.

    Ndërsa lidhur me përmendjen e akronimit UÇK, nga lideri i VV-së, Albin Kurti, anëtari i PSD-së tha se është më i kujdesur në këtë çështje.

    “Kurti është kujdesuar që ta përmend më shumë UÇK-në edhe pse e ka bërë në mënyrë të insitumentalizuar. Kurti pozicionet karshi interesave të veta të momentit për këtë temë”, ka thënë Hyseni.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.