×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kujtuar protestën e organizuar nga partia e tij dy vite më parë ku siç e quajti ai, kjo ishte protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës.

    “Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu””, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Sipas Kurtit, në këtë protestë mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që sipas tij herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”.

    Kurti tutje shkroi se ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova dhe në mesin e disa fotografive të postuara nga ai shihet edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me deputetin Haxhi Avdyli dhe ish-deputetin Korab Sejdiu.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se e kanë bërë kusht Asociacionin për anëtarësim në Këshillin...
    Lajme10 Maj 2024
    Të premten, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të...
    Lajme10 Maj 2024
    Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu...
    Të tjera
    Sport09 Maj 2024
    Bayer Leverkusen dhe Atalanta kanë siguruar finalen e Ligës së Evropës 2023/24, që do të mbahet në “Dublin Arena” në Republikën e...
    Lajme09 Maj 2024
    Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me bashkëpunëtorët, kandidatët për kryetarë...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio...
    Lajme09 Maj 2024
    Nga bastisjet e zhvilluara gjatë ditës së sotme në Skenderaj dhe Drenas janë arrestuar katër persona që dyshohen për “Vjedhje të rëndë”....
    Lajme09 Maj 2024
    Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Një çifti shqiptar në Greqi i është bërë atentat, ku të dyshuarit kanë qëlluar drejt dyshes, teksa ishin duke lëvizur me motor....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.