×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: KOSTT fiton të drejta të barabarta me homologët në Evropë

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur marrëveshjen e re të kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Evropës, përmes së cilës i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.

    Ai përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se si operator i njohur ndërkombëtarisht, KOSTT, do të ketë qasje në mekanizmat ndërkufitarë të cilët krijojnë mundësi më të lehtë në tregun rajonal për operatorët kosovarë.

    Shkrimi i plotë:

    KOSTT fiton të drejta të barabarta me homologët në Evropë

    Operatorët e Sistemeve të Transmisionit të Evropës (që operojnë brenda asociacionit ENTSO-E) votuan pozitivisht marrëveshjen e kyçjes me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT). Me këtë marrëveshje KOSTT merr obligimet dhe të drejtat e barabarta me Operatorët e tjerë të Evropës.

    Kjo marrëveshje e re do të mundësojë operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Interkonjeksioni, linja 400Kv midis nesh do të funksionalizohet. Për ndërtimin e saj ndihmoi e investoi mbi 75 milionë euro Qeveria Gjermane nëpërmjet KfW. Por prej më shumë se 6 vitesh kjo linjë nuk mund të funksionalizohej.

    Si operator i njohur ndërkombëtarisht, KOSTT, do të ketë qasje në mekanizmat ndërkufitarë të cilët krijojnë mundësi më të lehtë në tregun rajonal për operatorët tanë. Kjo do të reflektohet në të hyra shtesë për KOSTT-in. Humbjet tona direkte nga mospjesëmarrja në mekanizmat ndërkombëtarë arrijnë deri në 8 milionë euro në vit, përderisa ato indirekte vlerësohen të jenë edhe më të larta.

    Hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, i paraprijnë një sërë aktivitetesh, kryesisht teknike, për të cilat kemi besim të plotë se do të përmbushen në një periudhë të shkurtër kohore.

    Kjo paraqet një arritje të madhe për Republikës tonë dhe gjej rastin të falënderoj të gjithë Operatorët Evropianë që votuan për këtë marrëveshje.

    Duke shprehur mirënjohje për punën e bërë, presim nga KOSTT përkushtim të plotë në proceset rajonale për të kontribuar në furnizim të sigurtë me energji. Po ashtu, KOSTT dhe OST e Shqipërisë tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për operimin si një bllok energjetik, marrëveshje që i parapriu votimit të sotshëm, andaj duhet të pasojnë edhe hapa të tjerë domethënës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.