Veprimtari i njohur shqiptar që jeton në Amerikë, Uk Lushi, ka ftuar Albin Kurtin e Vetëvendosjes të jetë sot me shqiptaro-amerikanët në takimin virtual.
Kujtojmë se kryetari i VV-së, Albin Kurti para pak ditësh, ka njoftuar se ka refuzuar takimin virtual me shqiptaro-amerikanët, ndërkohë që Lushi i ka bërë thirrje të sot të jetë sërish me ta.
Ai ka thënë se shqiptarët dinë të bashkohen kur janë në pyetje interesat vitale.
“Shumë shqiptarë të Amerikës punuan shumë këto ditë dhe nesër mbahet Takimi Zoom mes grupit nismëtar riorganizativ të shqiptaro-amerikanëve dhe liderëve të Kosovës. E ftoj publikisht edhe kryetarin e VV-së Albin Kurti të jetë me ne.
Shqiptarët dinë të bashkohen dhe bashkëbisedojnë kur interesat tona vitale janë në pyetje”, shkruan ai.